Denoncimi i ‘Neomalësores’: Lumi i Currajve po cenohet nga betonizimi
Pas largimit nga Partia Socialiste dhe vendimit për të vijuar si deputete e pavarur, Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si Neomalësorja, ka reaguar publikisht për një çështje mjedisore në veri të vendit.
Ajo ka denoncuar ndërhyrjet që, sipas saj, po kryhen në Lumin e Currajve, në zonën e Nikaj-Mërturit, duke ngritur shqetësimin për betonizim dhe ndërtim digash në këtë pasuri natyrore.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku bën thirrje për mobilizim të banorëve dhe organizatave mjedisore, duke theksuar se çdo ndërhyrje në këtë zonë është e papranueshme.
Në reagimin e saj, deputetja shprehet:
“Sot mora vesh që lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur po cënohet nga betonizimi dhe ndërtimi i disa digave. Kjo nuk duhet me u leju. Banorët e zonës duhet ta mbrojnë para se të jetë vonë. Çdo ndërhymje në atë lumë të egër asht i pajustifikueshëm.
U baj thirrje organizatave mjedisore, banorëve, aktivistëve të gjelbër, të organizohen dhe ta kenë në vëmendje nji pasuni natyrore siç asht lumi i Currajve në Nikaj-Mërtur. Nuk ka pasë ndonjëherë kohë ma të mirë për me vepru!”
Reagimi i Koçekut vjen në një moment kur çështjet mjedisore po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje publike, ndërsa zona të mbrojtura dhe burime natyrore përballen me rrezikun e ndërhyrjeve infrastrukturore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



