E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nëse del 0 me 1…”, arbitri mban fjalën dhe zhvishet në studio
Showbiz

“Nëse del 0 me 1…”, arbitri mban fjalën dhe zhvishet në studio

Më 8 tetor, ish-arbitri Lorenc Jemini bëri një premtim të pazakontë lidhur me zhvillimin e ndeshjes Serbi–Shqipëri. Ai tha se nëse Shqipëria do të fitonte me rezultatin minimal 0-1, do të zhvishej live në studion e emisionit “Paso”.

Pjesë nga deklarata e tij:

Lorenc Jemini: “Unë dua që ndeshja të dalë me rezultatin 0 me 1 për Shqipërinë. Është shumë e vështirë, por nëse del kaq, ju premtoj se do zhvishem në studion e ‘Paso’.”
Sidorela Gjoni: “Si është zhveshja?”
Lorenc Jemini: “Do jem i veshur me bluzën e Kombëtares dhe nëse fitojmë me këtë rezultat, do e heq live në studio.”

Dhe ashtu ndodhi. Pas golit të Rey Manajt dhe fitores historike në Leskovac, Jemini e mbajti fjalën. Gjatë transmetimit live në Top Albania Radio dhe Digitalb, ai hoqi bluzën e Kombëtares në studio, duke festuar rezultatin me Glenti Nallbanin, Edi Manushin, Gëzim Sinematin dhe Ervin Fakajn.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.