Nëse kryen një krim, dhe je pjesë e Rilindjes, nuk shkon në burg por merr post nga Rama
Belind Këlliçi ne nje status ne FB denoncon rastin e kryetarit të FRESSH Kolonjë, Pandi Cunge. Ai Me 28 qershor ai qëlloi me thikë një 35 vjeçar, pasi kishte ofenduar në faqen e facebook, kandidatin e PS në Kolonjë, Erion Isai dhe nuk u denua por u emerua ne post si Administrator i Njesisë Administrative Qendër.
Statusi i demokratit
Belind Këlliçi
Nëse kryen një krim, trafik droge apo korrupsion dhe je pjesë e Rilindjes, nuk shkon në burg por merr post të lartë. Këto janë kriteret e Edi Ramës për drejtuesit e qeverisjes së tij.
Rasti më i fundit është ai i kryetarit të FRESSH Kolonjë, Pandi Cunge. Me 28 qershor ai qëlloi me thikë një 35 vjeçar, pasi kishte ofenduar në faqen e facebook, kandidatin e PS në Kolonjë, Erion Isai. Ai nuk u dënua, përkundrazi u emërua ne detyrë të lartë si Administrator i Njesisë Administrative Qendër. Këto janë standartet, kështu vepron ligji për Edi Ramën dhe kriminelët e tij rilindas!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



