Nesër do protestoj edhe për Aldon.
Mbrëmë vonë më shkruajti Hamdi Skeja. Hamdiun e kam njohur përmes poezive të tij dhe historisë së dhimbshme të djalit të vetë, Aldos.
Aldo vuan nga një sëmundje prej vitesh dhe Hamdiu ka luftuar me mish e me shpirt t’i gjejë shërim.
E kam parë Hamdiun të përballet e luftojë, të lutet e përgjërohet për shëndetin e birit të vetë të bukur.
Dy vite më parë për Aldon mbolla 1 pemë në Sarandë. Hamdiu u emocionua shumë. Ishte si një dorë shprese për të.
Mbrëmë Hamdiu më shkruajti për të më thënë se ishte dorëzuar. Se nuk i’a doli dot. Se do iki në rrugë të panjohura. Se e kanë kërcënuar për shkak se në luftën e tij për të gjetur shërim për djalin ka bërë dhe kallëzime penale të cilat nuk i sollën zgjidhje, por kërcënime.
U trishtova shumë…Hamdiu po ikën rrugëve të panjohura të botës, por edhe në ikje nuk vrapon dot pasi i duhet të shtyjë me dëshpërim karrocën e Aldos që shkencërisht kishte shërim, por mjerisht nuk i’u dha kjo mundësi.
Nesër do protestoj edhe për Aldon.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



