E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nesër negociatat për Presidentin e ri/ Alibeaj pas takimit me Ballën: Transparenca është ilaçi i vetëm kundër çdo lloj pazari
Politikë

Nesër negociatat për Presidentin e ri/ Alibeaj pas takimit me Ballën: Transparenca është ilaçi i vetëm kundër çdo lloj pazari

Ditën e nesërme është vendosur që mazhoranca dhe opozita do të ulen për të negociuar për zgjedhjen e Presidentit të ri. Ndërkohë që raundi i dytë i votimit është caktuar për në 23 maj, Alibeaj u shpreh se nuk ka rëndësi emri, por procesi në fillim.

Alibeaj i qëndroi bindjes së tij se propozimi për Presidentin duhet të bëhet nga opozita, ndërsa u shpreh se transparenca në proces është ilaçi më i mirë kundër çdo pazari politike.

I pyetur nëse do të jenë prezent edhe Mesila Doda me Fatmir Mediun, Alibeaj u shpreh se takimi do të jetë i hapur për të gjithë.

“Cdo diskutim për cështjen e presidentit të bëhet me media. Vetëm transparenca është ilaçi më i mirë kundër cdo pazari dhe kjo është një gjë që ju dhe publiku e do. Për këtë arsye është fare e thjeshtë, nesër në orën 10 jeni të ftuar për të parë për diskutimin.

Po ta lexoni me kujdes platformën është e arsyeshme që i shërben interesit publike. Duhet një proces në interes të shqiptarëve, një proces parlamentar që të cojë aspiratën e qytetarëve për qytetarin e parë të shqiptarëve.

Pyetje: A do keni ftesë për Mediun dhe Dodën? Do keni një takim me deputetët, çfarë do ndodhë?

Lidhur me çështjen e parë, nuk varet nga unë. Nesër ajo sallë është e hapur për këdo të vijë dhe të diskutojnë për qëndrimin tonë, edhe Mediu edhe Doda. Këtu jemi të hapur.

Ne kemi durimin që gjërat ti diskutojmë gjerat hap pas hapi. Kushtetua thotë që në tre raundet e para duhet me 84 vota. Ne kemi bërë propozimin tonë. Rregullat të para pastaj emerat. Ne kemi thënë që propozimin ta kemi ne, opozita. Rendia pas emrave pa vendosur ca rregulla e bën procesin jo serioz. Nesër do shihim kush është qëndrimi i palës tjetër. Nëse do pjesëmarrjen e opozitës, ta shohim nesër”. tha Alibeaj pas takimit me Ballen.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zbardhur detaje nga takimi me Enkelejd Alibeajn për zgjedhjen e Presidentit të ri.

1

Pas dakordësimit për t’u ulur dhe për të negociuar, Balla vijon me të njëjtin qëndrim se edhe mazhoranca duhet të ketë të drejtën për të propozuar kandidatë për President.

Ndër të tjera, Balla vendosi në pikëpyetje nëse opozita i ka 20 vota deputetësh për të propozuar një kandidat për President.

Kreu i grupit të PS-së tha se nuk po zvarritet procesi, por e Kushtetuta e ka përcaktuar saktë se si do të vijohet me zgjedhjen e Presidentit të ri.

“Natyrshëm me parimin që të drejtën e propozimit ta kenë të gjitha palët. Mazhoranca të ketë të drejtë propozimi. Është gjë e mirë që të kemi komunikim. Sot ka pasur konferencë të kryetarëve dhe kam propozuar që të takohemi në orën 18:00. Ishim të dy të përpiktë. Ishin Spiropali, dhe Alibeaj me Pampurin. Alibeaj ka kërkuar që ky negocim të ishte me praninë e mediave. Kështu që nesër merrni masat dhe të jeni prezent për ta dëgjuar publikisht pozicionin.

Unë pozicionin tim e kam thënë qartë. Nëse ka gatishmëri për t’u përfshirë në proces, për të pranuar diçka që të jetë themelore që të gjitha palët të propozojnë, atëherë mund të kemi ecuri në këtë proces. Duhet të zbresim tek emrat. Propozimi im për opozitën është që të vijnë me propozim konkret. A i ka opozita 20 deputetë për firma për kandidatë. Këto negociatat me shkresa nuk sjellin shumë produkt konkret” – tha Balla.

A po zvarritet procesi?

“Kryetar i PS-së Edi Rama nuk ka vendosur asnjë vijë të kuqe. Ka cituar nenin përkatës së Kushtetutës së vendit. I ka kujtuar që asnjë prej palëve nuk krijon dot krizë politike. Kushtetta është përmirësuar. Ky proces kryhet përgjatë 3 raundeve të para. Në raundin e katërt, Kshtetuta i ka vendosur mekanizëm bllokues duke iu dhënë mazhorancës që të zgjedhë Presidentin.

Unë duhet të them që ky takim ishte një takim ku është një takim publik, i hapur dhe unë dua që ky të jetë një proces që të kemi mundësinë që edhe PD të thotë mundësinë e vete. Dëshira jonë është që të 4 grupet parlamentare të jenë të përfshira. Nëse Aliebaj është dakord që të jenë edhe grupet e tjera parlamentare edhe unë jam 100% dakord” – tha Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.