Nga 17 shtatori aplikohet taksa për Rrugën e Kombit, ja sa do të paguani për të kaluar
Nga data 17 shtator çdo drejtues makine që do të kalojë në Rrugën e Kombit do të paguajë taksën e kalimit. Pagesa per çdo përdorues i kësaj rruge do të jete 660 lekë për çdo kalim.
Ndërkohë për banorët e qarkut të Kukësit do të aplikohet tarifa prej 100 lekë. Pagesa nuk do të bëhet më në monedhën europiane dhe banorët e zonës do ta kenë të reduktuar këtë taksë kalimi.
Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill në masën 5 euro për një kalim ose 10 euro vajtje ardhje.
Në kontratën e koncesionit parashikohej që për banorët e zonës të kishte lehtësira, por vetëm 6 muaj pas hyrjes në fuqi të taksës derisa të identifikoheshin përdoruesit e shpeshtë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



