E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga 6 shtete në Ballkan, 3 qeveri drejtohen nga Kryeministra shqiptarë
Lajme

Nga 6 shtete në Ballkan, 3 qeveri drejtohen nga Kryeministra shqiptarë

Kryeministri i ri i Malit të Zi është zgjedhur shqiptari Dritan Abazoviç, i cili është Kryeministri i parë shqiptar në Podgoricë.

Qeveria e re pritet të përbëhet nga Lëviza Qytetare URA, të cilën e udhëheq Abazoviç, Partia Popullore Socialiste, ie cila është pro-serbe, Partia Social-Demokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve. Për herë të parë në histori, në Ballkan, i cili përbëhet nga 6 shtete, tre kryeministra janë shqiptarë. Kabineti i ri pritet të ketë në përbërje 18 ministri dhe katër zëvendëskryeministra.

Ndërkaq, në Cetinje është votuar edhe për kryetarin e Kuvendit, ku është zgjedhur deputetja Danijela Gjuroviç. Për zgjedhjen e Gjuroviç votuan 45 deputetë, ndërsa tre ishin kundër. Qeveria e re është zgjedhur gati tre muaj pasi Kuvendi i Malit të Zi ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Kryeministrit Zdravko Krivokapiç.

Qeveria e Krivokapiçit është formuar në dhjetor të vitit 2020 nga një koalicion midis Frontit Demokratik (pro serb), Demokratëve dhe Lëvizjes URA. Qeveria e pakicës përbëhet nga Lëvizja Qytetare URA e Abazoviçit, Partia Popullore Socialiste pro-serbe, Partia Socialdemokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve. Kabineti ka 18 ministri, katër zëvendëskryeministra dhe dy ministra pa portofol.

Abazoviçi ka mbështetjen e 46 deputetëve nga 81 sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi. Ai, po ashtu, ka mbështetjen parlamentare të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Presidentit malazez, Millo Gjukanoviç, por pa pjesëmarrjen e saj. Katër pozitat e zëvendëskryeministrave u janë ndarë partive që përbëjnë qeverinë e re. URA e Abazoviçit udhëheq pesë ministri, përfshirë edhe atë të Punëve të Brendshme, me në krye Filip Axhiqin.

Ministria e Çështjeve Europiane udhëhiqet nga Jovana Maroviç, e cila është zgjedhur edhe zëvendëskryeministre nga radhët e URA-s. Partia Popullore Socialiste, përveç postit të zëvendëskryeministrit, i cili mbulohet nga kreu i partisë, Vlladimir Jokoviç, udhëheq gjashtë ministri. Jokoviç do të jetë edhe ministër i Bujqësisë. Partia e tij ka marrë edhe udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë, asaj të Financave, të Arsimit, të Shëndetësisë dhe të Sportit.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Rashko Konjeviç, është zgjedhur zëvendëskryeministër dhe ministër i Mbrojtjes. Nga kjo parti, Ministrinë e Punëve të Jashtme e udhëheq Ranko Krivokapiç, ish-kryetar i Parlamentit të Malit të Zi. Kryetari i Partisë Boshnjake, Ervin Ibrahimoviç, është zgjedhur zëvendëskryeministër dhe ministër i Investimeve Kapitale. Kjo parti udhëheq edhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me në krye Admir Adroviçin. Përfaqësuesit e shqiptarëve, ndërkaq, kanë marrë dy poste ministrore. Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave është zgjedhur kreu i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, ndërsa ministër i Administratës Publike është Marash Dukaj nga Alternativa Shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.