E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga aleatë në armiq, Lapaj shpërthen në akuza ndaj Shabanit
Lajme

Nga aleatë në armiq, Lapaj shpërthen në akuza ndaj Shabanit

“Prej kohësh mbajta në supe tradhtinë e një njeriu 5 lekësh”

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, vijon tashmë prej tre ditësh protestën e tij përpara Kryeministrisë, duke theksuar se po vepron si qytetar i lirë pa asnjë përfaqësim partiak.

Lapaj nuk ka kursyer kritikat për Endrit Shabanin, me të cilin ka pasur më parë përplasje për një mandat në Kuvend, pas formimit të koalicionit për zgjedhjet e 11 majit. Ai iu referua gjithashtu debatit të sotëm në Parlament lidhur me kandidaturën e Shabanit për Avokat të Popullit, për të cilën opozita ka vendosur të mos japë mbështetje pavarësisht firmave paraprake mbështetëse.

“Personalisht kjo është një ditë krenarie, sepse gjatë këtyre muajve më është dashur të përballem me tradhtinë e një njeriu që sot po dëshmohet në Parlament si shërbëtor i Edi Ramës. Sot po luhet një akt që unë e konsideroj të turpshëm, duke u shpërblyer ai që nuk ka qëndruar besnik ndaj kauzës,” tha Lapaj.

Protesta e tij filloi më 8 dhjetor dhe që atëherë, përveç Lapajt, i janë bashkuar disa simpatizantë dhe anëtarë të partisë së tij. Ndërkohë, poshtë zyrës së Kryeministrit, çdo të hënë proteston edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa opozitari Arlind Qori zgjedh Kuvendin për të shpalosur pakënaqësitë e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.