E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga Dako te Balluku, Berisha zbulon kërcënimet e forta ndaj Ramës
Lajme

Nga Dako te Balluku, Berisha zbulon kërcënimet e forta ndaj Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot mundësinë e shkarkimit të zëvendësministren Belinda Balluku pas marrjes së saj pandehuese nga SPAK lidhur me dyshimet për shkelje në tenderat e tunelit të Llogarasë. Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD, Berisha përdori një ton të ashpër e ironik, duke i referuar Ballukut dhe lidhjeve të saj me kryeministrin.

Berisha ripërsëriti akuzat dhe folënitë që sipas tij dëshmojnë për marrëdhënie të ngushta e komprometuese mes drejtuesve politikë:

“Gosipi thotë shumë. Po çfarë tregon praktika. Gosipi thotë se Gjushi i tha Ramës; për 3 ditë të marr me vete, po më arrestove. E vërtetë!… Lubia i ka thënë që; mos mendo se jam ai qurraveci i bashkisë, unë të marr me vete. Thonë se të njëjtën gjë i ka thënë dhe prokurorit; më sheh me rroba grash, por vishem si burrat.”

Ai shtoi se këto sjellje, sipas tij, janë faktuar nga praktikat dhe se përgjegjësit duhet të japin llogari para qytetarëve:

“Të gjitha këto janë faktuar. Praktika ka treguar se këta kanë shkuar atje ku e meritojnë… Këtij nuk kanë arritur, por këtij do ia bëj gjyqin qytetarët. Prokurori ia shqeu derën Edi Ramës. Ky është ky!”

Deklarata e Berishës vjen në një moment kur SPAK ka hapur procedime ndaj Ballukut për dyshim akuzash që lidhen me tenderat në projektet e infrastrukturës. Nga ana e tij, Berisha e lidh rastin personal të Ballukut me përgjegjësinë politike të kryeministrit, duke paralajmëruar se vendi dhe qytetarët do të vendosin për këdo që, sipas tij, përfiton në mënyrë të paligjshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.