Nga Hygerta Sako te Getoari, emrat që do ndezin skenën e Big Brother VIP
Javën e ardhshme nis edicioni i ri i “Big Brother VIP Kosova”, një format shumë i ndjekur që ka një audiencë të gjerë edhe në Shqipëri.
Të përfolur janë një sërë emrash nga bota e muzikës, sportit dhe ekranit. Mes tyre, moderatorja e sportit Hygerta Sako është një prej personazheve më të komentuar në rrjet.
Alba Pollozhani ka tërhequr vëmendje për pjesëmarrjen e saj në një tjetër reality show dhe lidhjen me Lim Hotin. Emra të tjerë që përfliten janë Getoar Selimi dhe këngëtari Mentor Haziri. Brikena Selmani, Miss Kosova, gjithashtu është pjesë e listës, por për momentin nuk ka konfirmim zyrtar nga ana e tyre.
Lista përfshin edhe Benita Zena, Shkurta Haxhia, Astrit Stafa, Londrimi, Igballe Huduti, Sasa Hoda, Diamant, Kushtrim Kelani, Toney, Ibro Deli dhe Nailir Piri.
Mbetet për t’u parë se cilët prej këtyre personaliteteve do të hyjnë në shtëpinë e “Big Brother” mbrëmjen e parë dhe si do të zhvillohen dinamikat e këtij edicioni. Edhe këtë vit, drejtimi i programit i është besuar Alaudinit dhe Jonidës, të cilët do të udhëheqin lojën deri në çmimin e madh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



