E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga lojërat e fatit, tek kallzimet për shpifje, zbardhet porosia e Ramës për deputetët e PS
Politikë

Nga lojërat e fatit, tek kallzimet për shpifje, zbardhet porosia e Ramës për deputetët e PS

Gjatë kësaj mbledhje me dyer të mbyllura, Kryeministri Edi Rama ka folur për projektligjin e “lojërave të fatit”, për të cilin  i ka lënë porosi deputetëve që të ftojnë në votim edhe kolegët e opozitës.

Sipas burimeve Rama është shprehur se projektligji, që shpall të paligjshme pikat e basteve dhe bixhozin në Shqipëri, duhet të miratohet me konsensus me opozitën.

Kryeministri ka folur me tone të ashpra dhe ndaj drejtorëve të emëruar në disa institucione për të cilit shprehur rezerva për mënyrën sesi po drejtojnë dhe impaktin negativ që krijojnë në opinionin publik.

“Problem mbeten drejtorët e paaftë, që nuk përmbushin pritshmërie e njerëzve”, ka thënë Rama gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura.

Shpifja

Po ashtu gjatë mbledhjes, Rama ka kërkuar nga deputetët e majtë, që për çdo rast që do të përballen me akuza politike apo shpifje, ata duhet të nisin procese dhe të denoncojnë çdo rast.

Kryeministri i ka bërë të ditur deputetëve se është ngritur një ekip ekspertësh, që do të ndjek çdo rast shpifje ndaj deputetëve të maxhorancës, duke i ftuar që të veprojnë si kreu i Grupit ët PS-së, Taulant Balla, i cili ka depozituar disa padi ndaj deputetëve të Partisë Demokratike.

Gjatë këtij takimi, Rama ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë së PS-së, ndërkohë që ditën e mërkurë do të këtë një mbledhje të zgjeruar të ministrave, për nismën anti-shpifje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.