E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga Ministria e Arsimit tek Kryeministria, nxënësit e “Mehmet Akif” marshojnë mes të shiut
Lajme

Nga Ministria e Arsimit tek Kryeministria, nxënësit e “Mehmet Akif” marshojnë mes të shiut

Nxënëset e shkollës private turke “Mehmet Akif” kanë marshuar në mes të shiut nga Ministria e Arsimit tek Kryeministria.

Nxënëset kërkojnë të anulohet vendimi për heqjen e licencës së shkollës dhe duan një takim me ministren Kushi për t’ju përgjigjur rreth pyetjeve që ato kanë, se çfarë do bëhet me 160 nxënëse që sot janë në rrugë.

Pak ditë më parë, me vendim qeverie, shkolla turke private ‘Mehmet Akif’ u mbyll pasi kryeministri Rama tha se institucioni ka kryer shkelje ligji.

Kreu i qeverisë reagoi duke thënë se nxënëset duhet të protestojnë kundër pronarëve të shkollës që kanë shkelur ligjin.

“Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera’,tha Rama në reagimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.