E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga nëndetësja në mes të Vlorës tek “fajin e ka shiu”… si u diskretitua në rrjetet sociale qeveria
Publik News

Nga nëndetësja në mes të Vlorës tek “fajin e ka shiu”… si u diskretitua në rrjetet sociale qeveria

Këtë të dielë qytetarët e Vlorës janë përballur me një ndër përmbytjet e shumta që pushtojnë qytetin bregdetar. Reshjet e dendura kanë bërë që në disa zona të qytetit niveli i ujit të kapë rreth 50 cm lartësi, duke e kthyer kësisoj Vlorën në një Venecia në ditë pushimi.

Në rrjetet sociale po ashtu, ka patur një “breshëri” të madhe fotosh ironizues për qeverinë, Edi Ramën e kryebashkiakun e majtë të Vlorës për faktin se sërish politikën dhe shtetin e mund një ditë shi.

E aq më tepër për bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, investimi i ri që sot u gdhi nën ujë dhe kushtoi jo pak por rreth 8 mln euro.

Ndërkohë më poshtë gjeni një sërë fotosh, të cilat tregojnë dhe gjendjen në të cilën u katandis Vlora brenda pak orëve reshje shiu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.