Ngacmimi seksual në Korçë, vajza e regjistroi të atin me telefon
Vajza jetonte me të ëmën te gjyshja në Korçë, pasi prindërit e saj ishin në prag divorci.
Burime i thanë gazetares Kodra se 18-vjeçarja ka regjistruar të gjithë bisedën me të atin, i cili i kërkonte të kryejnë marrëdhënie seksuale.
Ndërkohë, një ditë më parë ajo i është drejtuar policisë, duke denoncuar babanë e saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vloçisht.
Burimet konfidenciale thonë se prej kohësh prindërit nuk shkonin me njëri tjetrin. “Gríndeshin shpesh dhe babai ùshtronte dhùnë ndaj mamit. Ne jetojmë në Korçë me gjyshen. Ai pinte gjithmonë dhe ishte i dhùnshëm. Disa herë më kërkonte të kryenim marrédhenie. Kur isha më e vogël dhe nuk i kuptoja disa gjëra. Vendosa ta dénoncoj sepse më ka nxírë jetën. E regjistrova me tel dhe dëgjohet qartë cfarë kërkon. Ai është monstér.”
Këto janë disa nga citimet e vajzës gjatë dëshmisë në pólici. Burime thone se Rudolf Merolli është person próblematik dhe përdorues i léndëve narkotike. Disa vite më parë ka tentuar të vetëdígjet para prokurorisë. Ka qenë i árrestuar pasi ka góditur edhe dy punonjës pólicie. Prindërit e 18 vjeçares janë në proces divórci.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



