E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngatërroi dritaren me derën e banjos, si humbi jetën 16 vjeçarja shqiptare (FOTO)
Lajme

Ngatërroi dritaren me derën e banjos, si humbi jetën 16 vjeçarja shqiptare (FOTO)

Një 16 vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Itali.

Adoleshentja shqiptare ndërroi jetë në spitalin e Trevisos, pasi ra nga katër metra lartësi, bëjnë të ditur mediat italiane.

Ajo është nga Prishtina dhe është identifikuar nga autoritetet si Brikena Mehmeti.

16 vjeçarja ishte ngritur për të shkuar në banjo, por ka ngatërruar derën e banjës me një dritare duke rënë nga 4 metra lartësi .

Pas një jave në koma shqiptarja nuk u ka rezistuar dot plagëve të rënda, duke ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i Brikenës pritet të sillet tashmë në Prishtinë.

Msohet se vajza vuante nga sonambulizimi që e kishte bërë të ngatërronte dritaren e banjës me një derë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.