E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngel për  vjeshtë  Reforma Zgjedhore
Politikë

Ngel për vjeshtë Reforma Zgjedhore

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, miratoi sor kalendarin e punimeve, duke vendosur se gjithcka lidhur me reformen do te jete mbyllur deri me 28 nentor.

reforma zgjedhore

Ne mbledhjen e sotme, ne prezencën e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës dhe dy bashkekrtyetareve, Damian Gjiknurit dhe demokrates Rudina Hajdari, u miratua kalendari i punës për periudhën Maj-Nëntor 2019.

 

Vendimet e mbledhjes 

Komisioni u dakordësua që brenda 31 Korrikut të ketë përfunduar dhe miratuar ndryshimet në kuadër të rekomandimeve bazë të OSBE/ODIHR-it.

Brenda 30 Shtatorit do të përmbyllet shqyrtimi i çështjes së votës së emigrantëve dhe teknologjitë e reja në procesin e votimit.

Sipas kalendarit, deri në 31 Tetor komisioni do të ketë një produkt për çështjen e financimit të partive politike.

Brenda 28 Nëntorit, komisioni do duhet të ketë përmbyllur edhe diskutimet mbi çështjen e sistemit zgjedhor.

Gjithashtu, deputetët u dakordësuan që brenda muajit Korrik të hapen konsultimet publike për çështjen e sistemit zgjedhor, nëpërmjet një tryeze gjithëpërfshirëse me
pjesëmarrjen e partive politike, partnerëve ndërkombëtar, shoqërisë civile dhe gjithë aktorëve të interesuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.