E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngjarje e rëndë, prej 3 ditësh i larguar nga shtëpia, gjendet i mbytur në kanal
Lajme

Ngjarje e rëndë, prej 3 ditësh i larguar nga shtëpia, gjendet i mbytur në kanal

Një i moshuar i larguar prej disa ditësh nga banesa është gjetur pasditen e djeshme i mbytur.

Sipas të dhënave zyrtare, ditën e djeshme salla operative e Komisariatit të Policisë Bulqizë, është njoftuar nga shtetasja F.S, 64 vjeçe, banuese në Bulqize, se në vendin e quajtur “Gurët e Skëndërbeut”, në kanalin e ujërave vaditës, fshati Vajkal, kishte gjetur të mbytur brenda në kanal bashkëshortin saj shtetasin V.S, 80 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi dhe Eksperti mjeko-ligjor, ku gjatë kqyrjes paraprake të trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë, shkruan “b.w”.

Shtetasi V.S, ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, për “Largim nga Banesa”, pasi, me datë 18.03.2018, është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Bulqizë, shtetasja F.S., ku ka bërë kallëzim se bashkëshorti i saj, shtetasi V.S., është larguar nga banesa me datë 17.03.2018 dhe nga kërkimet e bëra, nuk ishte bërë e mundur gjetja e tij.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër si ngjarje aksidentale.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.