E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nipi i “gjeneralit” Nehat Kulla hidhet nga ura rreth 160 metra e lartë
Flash

Nipi i “gjeneralit” Nehat Kulla hidhet nga ura rreth 160 metra e lartë

Një incident tragjik është shënuar mbrëmjen e së shtunës në urën e fshatit Fshat, në segmentin e Rrugës së Arbrit. Rreth orës 23:40, një 39-vjeçar, me inicialet K.K., dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura, e cila njihet si më e larta në Ballkan me rreth 158 metra lartësi.

Sipas të dhënave paraprake, para se të hidhej, ai kishte ndaluar automjetin në mes të urës dhe ishte ngjitur mbi barriera. Ngjarja është vënë re nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës.

Policia, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore u angazhuan për disa orë në kërkim, në një terren tepër të vështirë. Trupi i viktimës u gjet dhe u nxor nga gremina në orët e para të mëngjesit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për të sqaruar plotësisht rrethanat që çuan në ngjarjen e rëndë.

Klos / Informacion paraprak

Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.