E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nis në Gjykatën Kushtetuese seanca ku do të shqyrtohet shkarkimi i Presidentit Meta
Lajme

Nis në Gjykatën Kushtetuese seanca ku do të shqyrtohet shkarkimi i Presidentit Meta

Ka rinisur sot në orën 10:00 seanca e Gjykatës Kushtetuese ku do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Presidentit Meta.  Pala e Presidentit është paraqitur me një dosje voluminoze, me një mbrojtje të gjatë dhe të detajuar 140 faqe. 

Kujtojmë që më 1 shkurt u zhvilluan 11 orë debat dhe në fund Kushtetuesja vendosi ta shtyjë seancën për ditën e enjte.

Më 9 qershor, me 104 vota pro, Kuvendi i Legjislaturës së kaluar vendosi shkarkimin e Presidentit, ndërsa tani duhet një vendim kushtetues që Meta të shkarkohet.

Përpara trupës me shtatë anëtarë të Gjykatës, përfaqësuesit e Kuvendit dhe të Presidentit mbrojtën qëndrimet e tyre të shprehura përgjatë gjithë kësaj kohe.

Përfaqësuesit e maxhorancës, Taulant Balla dhe Klotilda Bushka, deklaruan se Presidenti duhet të shkarkohet për shkelje të rënda të Kushtetutës, duke mos qëndruar mbi palët para dhe gjatë fushatës, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve me deklarata dhe thirrje të forta dhe duke cenuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Presidentit, Bledar Dervishi dhe Katrin Treska, deklaruan pretendimet e tyre mbi anëtarët e Kushtetueses, legjitimitetin e Kuvendit dhe rrëzimin e çështjes

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.