Nis protesta e dytë për shembjen e Teatrit, artistët vendosin shiritin ‘skenë krimi’ pranë…
Ka nisur me fjalën e aktorit Neritan Liçaj protesta e dytë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, pas dhembjes së godinës mesnatën e 17 majit.
“Mos mendoni deri te pragui i shtëpisë tuaj”, bëri thirrje aktori shqiptarëve, pasi “aty nuk mbaron bota, por aty fillon bota shqiptare”.
Artistët mbanin disa banderola në duar me mesazhe të ndryshme, si në protestën e parë.
Njëra prej tyre shkruan “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”.
Ndërsa shiriti skenë krimi ishte vendosur pranë Ministrisë së Brendshme, ku janë vendosur edhe forcat policore.
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar ka nisur protesta e dytë kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Aktori i njohur Mehdi Malkaj shtroi një pyetje retorike në lidhje me qeverinë aktuale.
Ai recitoi edhe katër vargje të poemës së njohur të Naim Frashrit, “Ti Shqipëri më jep nder”.
Ai bëri edhe ironi për dronën e lëshuar në zonën e protestës.
Malkaj: Dua të përshëndes kolegët tanë në Kosovë. Dua të përshëndes Teatrin “Migjeni” në Shkodër, i vetmi në Shqipëri. Kemi edhe teatrot e tjerë se pse janë të urtë dhe të heshtur. Në qoftë se kjo quhet demokraci, atëherë çfarë mund të themi për diktaturën?!
Ti Shqipëri më jep nder
Më jep emrin shqiptar
Zemrën ti ma gatove
Plot me dëshirë e me zjarr
Këta dronët janë shtuar më shumë se dallëndyshet.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



