Nis seanca në GJKKO për ish-zv.ministrin dhe biznesmenin e arrestuar për koncensionin e sterilizimit 100MLN ero
Një ditë pas arrestimit, sot kanë dalë para gjykatës ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, të cilët u vunë në pranga për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (SPAK) i ka arrestuar ato nën akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të dokumenteve në bashkëpunim dhe mashtrimit. SPAK ka ndërmarrë hetime për të gjetur përgjegjësitë penale të personave të tjerë që kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin në lidhje me këtë koncension.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka orientuar SPAK-un që të zgjerojë hetimet ndaj disa ish-ministrave, përfshirë Ilir Beqajn dhe Shkëlqim Canin, si dhe ndaj katër zyrtarëve të tjerë që kanë patur lidhje me këtë çështje. SPAK ka marrë dëshmi nga ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe hetimet vazhdojnë për të përcaktuar nëse do të vihet nën akuzë.
Ky ngjarje ka shkaktuar shqetësime dhe debat publik për favorizimin e kontratave të paligjshme. Disa prej personave të arrestuar janë nën masa të sigurisë, ndërsa akuzat ndaj tyre përfshijnë falsifikim të dokumenteve, shpërdorim të detyrës dhe mashtrim. Hetimet janë në vazhdim për të zbuluar më shumë detaje rreth kësaj çështjeje të rëndë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



