E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nishani rrëfen takimin me Llallën ,Vlahutin i kërkoi  arrestimin e  Berishës
Publik News

Nishani rrëfen takimin me Llallën ,Vlahutin i kërkoi  arrestimin e  Berishës

Në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo” në Report TV, Nishani pranoi që kishte dijeni për kërkesën për arrestimin e Berishës dhe konfirmoi se këtë informacion e ka pasur edhe nga burime të tjera përpos atij të Llallës.

“Po, është e saktë. Kam qenë unë që e kam vënë në dijeni Berishën. E kam pasur këtë informacion dhe nga burime të tjera. Llalla ka ardhur në zyrë dhe më ka thënë se gjatë një bisede, rreth një muaj apo dy pas bisedës, ku i ishte kërkuar nga Vlahutin pse nuk arrestohet Berisha. Sipas Llallës, prokuroria nuk mund të arrestojë njerëz për të cilët nuk ka prova dhe fakte.

Ishte një bisedë që më shqetësoi dhe nuk mund ta lija në heshtje, pasi bëhej fjalë për një bisedë tërësisht jashtë kontekstit që ka ambasadorja. Kërkova takim me Vlahutin, i shpreha shqetësimin që mora nga Llalla. Ajo e mohoi kategorikisht që të ketë bërë një bisedë të tillë me Llallën. Bëra takim tjetër me Llallën, e vura në dijeni që bisedën e ndava me Vlahutin dhe i thashë që ajo e mohon. Llalla i qëndroi edhe pas takimit të dytë” – u shpreh Nishani.

“Nuk ishte çështje fjalësh. Nuk ishte regjistruar biseda, por për mua ishte informacion që e merrja zyrtarisht dhe nuk mund ta neglizhoja. Ambasadorja e refuzoi kategorikisht. Më pas, e ndava shqetësimin me Berishën dhe pastaj nuk di si e ka ndjekur ai më pas” – tha Nishani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.