E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nisin reshjet e para të dëborës në juglindje, Voskopoja e Dardha “vishen me mantelin e bardhë”
Lajme

Nisin reshjet e para të dëborës në juglindje, Voskopoja e Dardha “vishen me mantelin e bardhë”

Reshje dëbore në zonat malore të juglindjes së vendit. Reshjet kanë përfshirë fshatra të Voskopojës, Lekasit si dhe fshatra të Devollit të sipërm, dhe Dardhën.

Probleme në qarkullim paraqiten vetëm në majë të Mashkullores në aksin rrugor Korçë – Panarit, aty ku dhe trashësia e borës ka shkuar deri në 20 cm.

Në akset e tjera rrugore të zonave të përfshira nga dëbora nuk raportohen probleme përsa i përket qarkullimit të mjeteve.

Dëbora ka përfshirë të gjitha zonat malore në lartësite mbi 1000 m mbi nivelin e detit, duke sjellë uljen e ndjeshme të temperaturave, të cilat kanë shkuar deri në – 4 grade celsius gjatë natës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.