Një dështim që paguhet me jetë…
Qe situata e vales se infektimit me Covid eshte shperthyese kjo nuk ka nevoje as per shifra e as per statistika.
Shifrat jane disa here me te larta se ato qe deklarohen.
Ne cdo vend te rajonit apo me gjere qeverite luftojne e perpiqen te vendosin kontroll mbi epidemine duke shtuar e debatuar masat.
Ne Kosove ka nje debat e nje mocion parlamentar pikerisht si reagim ne debatin e reagimit e masave te qeverise per te frenuar valen infektuese.
Tragjikja eshte se ne Tirane,qeveria ka kapitulluar totalisht. Spitalet jane ne pike te hallit. Sakrifica e mjekeve dhe infermiereve nuk mjafton.
Nuk duhet te jesh as mjek e as specialist te kuptosh se qeveria ka falimentuar e kapitulluar teresisht para kesaj situate.
Ne nje qytet ne jug te vendit mjeket ankohen se kane ne dispozicion tre tampone ndersa kerkesa per te bere tamponin jane qindra.
Neper spitale nuk ka maska oksigjeni,per ilace as nuk behet fjale.
Mjeket e deshperuar shtrengojne dhembet ndihen totalisht te braktisur nga Ministria e Shendetesise,ndersa te semureve u sugjerojne te qendrojne ne shtepira dhe ti luten Zotit per shpetim,ndersa zyrtare te larte qeveritare te infektuar shkojne per kurim ne spitale te Evropes.
Nese ka nje motiv per te rene nje qeveri ne mes qindra te vlefshem eshte ai themelori,mungesa e aftesise per te siguruar jeten e shendetin e shtetasve te vet.
Pikerisht kete detyrim kushtetues themelor qeveria e Rames ne menyren me dramatike deshton ta permbushe.
Cdo deshtim i nje qeverie ndeshkohet me vote,ndersa deshtimi i qeverise Rama ne situaten infektuese nga Covid paguhet me jete.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



