E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Gazment Bardhi njofton deputetët për një mbledhje
Lajme

Një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Gazment Bardhi njofton deputetët për një mbledhje

Një ditë para mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike (PD), ku pritet të konfirmohet vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik, deputeti Gazment Bardhi ka thirrur një mbledhje të grupit parlamentar të PD-së.

Shumica e deputetëve, të cilët kishin shprehur kundërshtimin e tyre për mbajtjen e zgjedhjeve në 29 korrik, kanë marrë një mesazh në telefon ku njoftohen për mbledhjen e sotme. Në fund të mbledhjes pritet të lëshohet një deklaratë, dhe do të diskutohet për situatën e PD-së zyrtare dhe vendimet e kryesisë lidhur me mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së që do të zhvillohet në ditën e nesërme.

Njoftimi për Këshillin Kombëtar i është dërguar anëtarëve me lajmërimin se mbledhja do të zhvillohet në datën 20 qershor, në sallën Classic të Hotel Tirana International, në orën 12:00. Anëtarët e Këshillit Kombëtar janë ftuar të jenë të pranishëm në këtë mbledhje e cila ka shumë rëndësi për Partinë Demokratike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.