Një ditë pas dorëzimit të firmave tek Paloka, reagon ashpër Basha: Kemi të dhëna që pjesë e përpjekjes për një puç brenda PD
Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar ashpër sot në një deklaratë për mediat pasi Sali Berisha dorëzoi të mërkurën firmat e delegatëve për të thirrur Kuvendin Kombëtar.
Kryedemokrati i bëri thirrje Berishës që të mos harxhojë më tej kohën e demokratëve, pasi “nuk i kishte firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar”.
“Kemi të dhëna që regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç brenda PD, prandaj kam vetëm një thirrje dhe një ftesë Sali Berishës: Nuk i kishe firmat dhe nuk i dorëzove te organet statutore sic i di mirë rregullat e kësaj partie.
Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën”, tha Basha.
Deklarata e Lulzim Bashës:
Kuvend Kombëtar sa herë të jetë i nevojshëm jam i gatshëm ta thërras unë, për demokratët dhe një kuvend të demokratëve.
Pra dua ta hedh poshtë gënjeshtën e shpërndarë se PD dhe kryetari i saj s’duan Kuvend.
Jo ajo që kam thënë kudo është që asnjë kuvend e asnjë institucion i PD s’do marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane dhe PD nuk do kthehet në bunker për hallet personale as të Berishës e askujt tjetër, PD do mbetet shpresa e demokratëve.
Ne do ecim para se kemi një armik jo një kundërshtar, kemi një regjim përballë dhe po shikoni që regjimi mbështetet në një trekëndësh.
Kemi të dhëna që regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç brenda PD, prandaj kam vetëm një thirrje dhe një ftesë Sali Berishës: Nuk i kishe firmat dhe nuk i dorëzove te organet statutore sic i di mirë rregullat e kësaj partie.
Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën.
PD do bëjë gjithcka me lidershipin e zgjedhur që kundërshtarin e vetëm të Shqipërisë dhe armiun e vëretë të shq ramën e regjimin e tij ta cojë një orë e më parë përpara fundit të merituar politik. Ne jemi në atë parlament që ky fund të vijë një orë e më parë.
Ne kemi cuar iniciatia e do ndërmarrin çdo aksion politik edhe me ndihmën e partnerëve tanë që gjithë shqiptarëve tu kthehet vota e vjedhur dhe shpresa e vrarë”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



