E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një e treta e shqiptarëve nuk bëjnë dot jetën që duan prej sëmundjeve
Publik News

Një e treta e shqiptarëve nuk bëjnë dot jetën që duan prej sëmundjeve

 Mesatarja më e lartë në Europë

Thuajse një e treta e popullsisë së Shqipërisë kufizohet në aktivitetet e përditshme prej probleme shëndetësore. Sipas Eusostat, 29.9% e popullsisë mbi 16 vjeç në vendin tonë nuk është e aftë të kryejë rutinën e përditshme për shkak të sëmundjeve të ndryshme.

Kjo është mesatarja më e lartë në Europë, teksa pas saj renditen Letonia (28.9%), Finlanda (28.6%) e Danimarka me (27%). Nga ana tjetër, Serbia është një nga vendet më të shëndetshëm në Europë, pasi vetëm 8% e popullsisë pengohen nga shëndeti për të bërë jetën që duan.

Më tej vijnë Maqedonia e Veriut, me 8.9%, Suedia me 9% dhe Mali i Zi me 10.5% të popullsisë. Gjithsesi, shqiptarët kanë një mënyrë të çuditshme të mënyrës sesi e shohin shëndetin e tyre, pasi plot 54% e tyre perceptojnë shëndet shumë të mirë, çka përbën mesataren më të lartë në Europë.

Nga ana tjetër, kur pyetën nëse shëndetësia është pengesë në rutinën e tyre, përsëri shqiptarët janë shumicë, duke pranuar se aspekte të jetës së tyre kufizohen nga sëmundjet. Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Europë dhe këtu investohen më pak se çdokund për shëndetësinë.

Vendi ynë financon vetëm 3% të PBB-së për shëndetësinë, një nga nivelet më të ulëta në Europë. Një studim tjetër i vitit 2021 gjeti se konsumi i ilaçeve për frymë është 35 euro në Shqipëri, kur në vendet e Adriatikut, është 158 euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.