E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një person kërcënon të hidhet nga çatia, “Jeta ime ka marrë fund”
Lajme

Një person kërcënon të hidhet nga çatia, “Jeta ime ka marrë fund”

Në një lidhje telefonike në News 24, i riu u shpreh “Jetojmë katër kurora në këtë banesë, jeta ime ka marrë fund. Nuk me tremb me asgje”.

Familjarët pretendojnë se kanë titull pronësie për truallin ku është ndërtuar banesa dhe kërkojnë dëmshpërblim sipas cmimit të tregut.

25-vjeçari, Klajdi Peti kërcënon se do të ndërmarrë këtë akt të rëndë nëse i prishet shtëpia. Familja Peti deklaroi për ‘News24’ se banesën e kanë ndërtuar në vitin 1995 mbi truallin e tyre, per te cilin kane edhe titull pronesie.

Ndërkohë në 2005-ën kanë aplikuar për të legalizuar banesën, por në 5 janar 2018 iu vjen shkresa se përjashtohen nga legalizimi, pasi zona ku është banesa është zone e mbrojtur. Në datën 25 familjarët pohuan se strukturat përkatëse kishin shkuar t’i prishin banesën. Duke marrë shkas nga kjo situatë familja Peti ka hedhur në gjyq çështjen, ndërsa dje u mbajt seanca e parë në Gjykatën Administrative./ CNA.al

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.