Një popull që nuk revoltohet nuk meriton kaq keq!

Meriton edhe më keq!
T’i gëzoni rrugët që jua bëri Bela me Palloshin!
Asnjë keqardhje për:
– Ata që nisen për Kukës dhe mbesin në Rrugën e Kombit nga ngrica dhe bora, pasi kanë paguar rreth 6 600 lekë te trau i Çet Kastratit dhe Edi Ramës.
– Ata që nisen për Lezhë apo Shkodër, paguajnë 2 500 lekë te trau i Bashkim Ulajt – njeriut të cilit Rama dhe Balluku i bënë “nderin e jetës” – dhe më pas rrinë 5–6 orë në trafik.
– Ata që nisen për Vlorë dhe presin me orë të tëra në trafik në Lushnjë dhe Fier.
– Ata që nisen për Korçë dhe zhdëpen duke pritur 5–6 orë në Elbasan, te hinka e Bradasheshit, ose në aksin drejt Librazhdit.
Pra, në çdo drejtim që të dalin nga Tirana, shqiptarët – besimtarë të devotshëm të parrullës “jemi bërë fiks si Europa”, të cilën Rama ua reciton çdo ditë dhe ata e besojnë – edhe kur janë të bllokuar në trafik, humbasin para te taksat dhe trarët e Kastratit, Ulajt e Ramës, karburant dhe kohë pa fund.
Por një popull që nuk revoltohet nuk meriton kaq keq.Meriton edhe më keq!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



