E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një rrëfim ndryshe për vrasjen tragjike në Tiranë, flet për herë të parë miku i ngushtë i Aldos
Lajme

Një rrëfim ndryshe për vrasjen tragjike në Tiranë, flet për herë të parë miku i ngushtë i Aldos

Të tjerë personazhe flasin për ngjarjen që ka marrë plotësisht vëmendjen e opinionit publik shqiptar, vrasjen tragjike që ndodhi ditën e djeshme në Tiranë, aty ku një 21 vjeçare humbi jetën nga dora e Aldison Belulit, 23 vjeçarit që nuk pranoi refuzimin e disatë të vajzës së re.

Kësaj here për median nuk kanë folur familjarët apo të afërmit e viktimës, por “kahu” tjetër, ai i personave që njohin Aldon, ashtu siç ai njihej nga të gjithë. Njëri nga miqtë e afërt të Aldos ka folur duke treguar se 23 vjeçari prej vitesh tashmë kishte rënë në dashuri me Arjela Muratin.

Një tjetër detaj është fakti se prindërit e Aldisonit nuk dinin asgjë për ndjenjat e të birit, pasi ky i fundit nuk i kishte treguar kurrë, ndryshe nga çfarë kishte ndodhur kohë më parë, kur i riu kishte takuar prindërit e Arielës, për t’i kërkuar atyre dorën e vajzës.

Miku i Aldisoni e përshkruan shokun e tij me këto fjalë, të cilat ai i ka dhënë për gazetën Panorama:

“Unë i njihja familjarisht. E kisha shok Aldon. Ai ishte djalë i qetë dhe nuk i binte njeriu në qafë. E dinim që e donte atë vajzën. Që kur ishin në gjimnaz, Aldo e ngacmonte dhe kish rënë në dashuri me të. E kishte seriozisht, mesa dija unë. Nuk fliste shumë për gjërat e tij, por vajzën e ka dashur qysh në shkollë të mesme”, shprehet ai

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.