E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Një rus mes të arrestuarve në Kosovë, i maskuar si diplomat’ ‘Një rus mes të arrestuarve në Kosovë, i maskuar si diplomat’
Bota

‘Një rus mes të arrestuarve në Kosovë, i maskuar si diplomat’ ‘Një rus mes të arrestuarve në Kosovë, i maskuar si diplomat’

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka folur për aksionin e sotëm të Njësisë Speciale në veri të Mitrovicës dhe komuna të tjera. Ai theksoi ky aksion nuk është kundër serbëve në Kosovë, por kundër grupeve kriminale.

Në një konferencë për media, Thaçi bëri të ditur se te arrestuarit janë të nacionaliteteve të ndryshme, përfshirë edhe një rus i cili u kamuflua si diplomat dhe pengoi Policinë, njofton Syri.net në Kosovë.

“Është një aksion i ndëmarrë në hapësirë të gjerë të Kosovës, ku ka të arrestuar edhe zyrtarë edhe qytetarë në komunat e ndryshme të Kosovës të nacionaliteteve të ndryshme, shqiptarë, serbë, boshnjakë… Është i arrestuar edhe një rus i kamufluar nën petkun e diplomatit, për të penguar punën e policisë në aksionin e tyre”, theksoi Presidenti Thaçi,

Këto komente ai i bëri pasi mblodhi në zyrën e tij, strukturat e sigurisë në Kosovë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.