E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Një vend djallëzor në mes të Evropës”, Rama flet për herë të parë pas deklaratave të Udhëheqësit Suprem të Iranit
Publik News

“Një vend djallëzor në mes të Evropës”, Rama flet për herë të parë pas deklaratave të Udhëheqësit Suprem të Iranit

Në fjalën e tij teksa prezantoi programin dhe përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Rama tha:

“Duke qenë se shumë prej sfidave e mundësive vijnë prej përtej rajonit të OSBE na duhet të përforcojmë platformat e dialogut me partnerët aziatikë e mesdhetarë për bashkëpunim.

Situata aktuale në brigjet Jugore është një shembull se sa ngushtë e ndërlidhur është siguria jonë e përbashkët.

E meqë ra fjala po flas në emër të një vendi që dje u përcaktua si një vend djallëzor në mes të Evropës nga autoriteti i lartë i regjimit totalitar të Teheranit.

Programet tona të hartuara pas bisedimeve në kryeqytet e Vjenë do mbeteshin vetëm në letër pa përbërësin me të rëndësishëm , ekipin kryesyes të Shqiperisë në Tiranë e këtu në Vjenë.

Kemi angazhuar diplomatë e profesionistë, një ekip të talentuar e shumëkombësh ndërtuar edhe falë mbështetjes të shumë vendeve partnere që i falenderoj nga zemra.

Detyra e tyre e vështirë do jetë të arrijnë konsensues duke punuar krahë për krahë me ekipin e sekretaritatit dhe institucioneve autonome”.

Nje dite me pare, diktatori iranian, Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei, përmendi një ‘vend djallëzor në Europë që ka bërë komplot me SHBA kundër Iranit’ .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.