“Njëherë thotë çajini xhamat e shpojini gomat, pastaj del edhe…”/ Rama: Basha varet si e kurdisin
Gjatë fjalës së mbajtur në Sarandë kryeministri Edi Rama sulmoi taksën e sheshtë 9 për qind, që është angazhimi qeverisës i Partisë Demokratike.
Po ashtu kryeministri tha se Basha është i papërgjegjshëm në ato që thotë, pasi njëher shfaqet si radikal ekstremist, dhe pastaj si djalë i mirë.
“PD ka thënë se do sjelli mbrapsht atë taksën që ka lindur për të mbështetur më të pasurit, në kurriz të më të varfërve. Taksën e sheshtë 9 për qind. Ia vlen të paguash taksë 9 për qind për të cuar Lulin që të flejë te Kryeministria. Luli mund të flejë kudo. Kam qenë me të, kam treguar barcaletat e dynjasë që të mos të ma zinte gjumi. Ai mund të flejë te Shqup-i, në shtëpi, në makinë, pa problem fare. Më besoni që edhe kur është duke folur ai është duke fjetur. Ka mësuar të flasë në gjumë, prandaj është komplet i papërgjegjshëm në ato që thotë. Njëherë thotë çajini xhamat, shpojini gomat, pastaj del edhe thotë të kundërtën. Njëher shfaqet si radikal esktremist, njëher si djalë i mirë, varet si është kurdisur. Mbrapa tij qëndrojnë ata që e kurdisin. Ka mundësi që shumica e shqiptarëve të dojë prapë Ilir Metën dhe Sali Berishën në jetën e tyre?!”, tha Rama.
Ai sulmoi Berishën dhe Metën, duke u shprehur: “Saliu dhe Iliri janë ata që morën peng Aeroportin e Rinasit. Janë ata që janë të gatshëm ta djegin nga e para Shqipërinë. I bashkon një ankth i madh, i humbjes përfundimtare të influencës së tyre mbi proceset e vendit, e mbi të gjitha mbi procesin e drejtësisë. Këtë e di i madh e i vogël, këtë e dinë edhe demokratët. Edhe vetë ata që janë pjesë e atij tabori krushqish, që janë nisur për ta tërhequr Shqipërinë pas berihajit. Në një luftë nuk i besohet drejtimi atyre që sa herë iu është dhënë mundësia të drejtojnë, kanë rrezikuar ta fusin popullin në luftë. Por një betejë të vetme për popullin dhe me popullin nuk e kanë fituar. Ndërkohë që ne nuk kemi dalë me një program elektoral, si ato programet që jemi mësuar ti dëgjojmë për vite të tëra”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



