E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Njëri kryetar partie mban tjetrin dhe të dy shkelin mbi shqiptarët!
Lajme

Njëri kryetar partie mban tjetrin dhe të dy shkelin mbi shqiptarët!

Spartak Ngjela

Janë dy parti të mëdha, por njëri nga kryetarët është i arrestuar me akuzën e korrupsionit, dhe po e drejton partinë nga arresti shtëpiak. Si lum ajo parti!  Dhe rri ende kryetar partie, se e di dhe e ka ditur në tridhjetë vite rresht që partinë e ka pasur pronën e tij. Kurse…  Ky tjetri, i partisë tjetër, nuk e kupton se ç’është historia e një shteti dhe ç’ është demokracia

Turp historik për këta që shkelmuan zhvillimin kombëtar, nuk lejojnë votim të lirë, dhe nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rinë në pushtet për privilegje.

Injorantë.

Dhe nuk po i lënë shqiptarët të votojnë të lirë.

Lista të mbyllura, thonë, dhe shqiptarët duhet të votojnë, jo për individin që duhet ta njohin si deputetin e tyre, dhe ta votojnë atë duke e dëgjuar në fushatën elektorale, në debate me rivalin e tij të partisë tjetër. Jo!

Sepse shqiptarët janë të dënuar nga partitë dhe prandaj ata duhet të votojnë per kryetarin e partisë. Kurse deputetët i ka zgjedhur kryetari, dhe njerëzit duhet t’i votojnë.

Po deputetët?

Ata nuk hapin gojë…

Sepse ata i zgjedh kryetari, dhe kryetari u jep shqiptarëve vetëm emrin e partisë…

Po kryetari kush është?

Janë dy parti të mëdha, por njëri nga kryetarët është i arrestuar me akuzën e korrupsionit, dhe po e drejton partinë nga arresti shtëpiak.

Si lum ajo parti!

Dhe rri ende kryetar partie, se e di dhe e ka ditur në tridhjetë vite rresht që partinë e ka pasur pronën e tij.

Kurse…

Ky tjetri, i partisë tjetër, nuk e kupton se ç’është historia e një shteti dhe ç’ është demokracia.

Jam unë, thotë, dhe nuk e di se si mund të rrokullisen ngjarjet në Shqipëri dhe nuk e lejon ligjin zgjedhur të jetë mazhoritar, por nuk lejon as zhvillimin e Shqipërisë.

Nuk duhet të votoni për individin, thonë kryetarët, por vetëm për kryetarin partisë. Dhe prandaj në elektorat nuk ka fare individualitete. Domethënë nuk ka zhvillim të një shteti të lirë, por vetëm imponimin e dy kryetarëve e që u thonë shqiptarëve: ja, kjo është Supa, dhe ju duhet ta hani.

Sepse kryetari i partisë ka frikë se mos, në zonën e tij zgjedhore, mund të vendoset një kandidat brilant, dhe na i mund kryetarin, dhe po të jetë ligji mazhoritar, kryetar ziu duhet të shkojë në shtëpi, dhe ta lërë partinë.

Dhe Shqipëria prandaj ecën në tym.

Njeri kryetar partie mban tjetrin, dhe të dy shkelin mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë. Kurse kryetari e ka të sigurt daljen si deputet, sepse del me përqindjen e partisë, se është i pari në listë.

Ja, këta janë…

Por askush nga këta nuk e di se çfarë po vjen në Shqipëri.

Veçse…

Duhet ta dinë se po vjen zhvillimi i Shqipërisë me luftën antikorrupsion, luftë kjo që nuk e drejton politika aktuale në Shqipëri, sepse SPAK, që është institucioni suprem juridik antikorrupsion, drejtohet nga ekspertiza amerikane.

Dhe shqiptarët prandaj po presin çlirimin e tyre nga të korruptuarit e lartë.

Dhe sigurisht që nuk po presin kot.

Prandaj ndërkohë…

Është një kryeministër e janë dhe pesë ministra të arrestuar për korrupsion.

Po akti antikorrupsion vijon, dhe Shqipëria është nisur drejt Bashkimit Evropian.

Prisni she shikoni…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.