NJËRI NË KËRKIM E TJETRI ME ARMË NË BANESË, ARRESTOHEN 2 PERSONA NË BERAT
Policia e Beratit ka arrestuar dy persona, njëri i shpallur në kërkim dhe tjetri për armëmbajtje pa leje.
Në pranga është vënë shtetasi: V.Y, 74 vjeç, banues në Ura Vajgurore, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve’’, pasi gjatë kontrollit në banesë ju gjet dhe sekuestrua një armë zjarri.
Gjithashtu po nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit në kërkim: E.H, 30 vjeç, banues në Çorovodë, Skrapar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 4 vite burg, për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



