Njeriu më i pasur i Republikës Çeke humb jetën tragjikisht teksa kishte shkuar për ski
Njeriu më i pasur i Republikës Çeke, manjati i investimeve Petr Kellner, ka vdekur së bashku me katër të tjerë pasi helikopteri me të cilin udhëtonin për ski në Alaskë u rrëzua.

Kellner, 56 vjeç, themeloi grupin e investimeve PPF , i cili raportohet të ketë pasuri globale me vlerë 44 miliardë euro.
Pasuria e Kellner është vendosur në 17.5 miliardë dollarë nga Forbes. Shkaku i rrëzimit të së shtunës, afër akullnajës Knik, nuk është i qartë.
Kellner, aksioneri shumicë në PPF, la pas gruan dhe katër fëmijët e tij.
Helikopteri zbriti rreth 100 km nga Anchorage në Alaskë.
Kryeministri çek Andrej Babis, vetë një miliarder, e përshkroi rrëzimin në SHBA si “një tragjedi të pabesueshme”.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



