“Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi”/ Rama zbardh detaje nga takimet në Mynih
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrat Niko Peleshi dhe Olta Xhaçka, ndodhen në Gjermani.
Njoftimi është bërë nga Rama në rrjete sociale, i cili thotë se janë në Mynih ku ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë europianë për sigurinë kibernetike, por edhe për planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës.
“Mynih – Me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes sonë kibernetike me mbështetje edhe nga SHBA, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi”, shkruan Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



