E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Norvegji/ Përmbytja merr përpara si ‘kuti shkrepësesh’ shtëpitë
Bota

Norvegji/ Përmbytja merr përpara si ‘kuti shkrepësesh’ shtëpitë

Norvegjia po përballet me një situatë të paqëndrueshme meteorologjike. Shirat e dendur dhe era e fortë kanë çarë një digë duke krijuar kështu përmbytje në vend. si pasojë e stuhisë Hans që ka shkaktuar kaos në të gjithë Evropën Veriore, vendi po përballet me një mot të keq dhe rritje të nivelit të lumenjve.

Në rrugët kryesore u ndalua qarkullimi dhe shërbimet e trenave u pezulluan në pjesë të mëdha të shtetit norvegjez pasi lumenjtë dolën nga brigjet e tyre. Banesat e qytetarëve shihen duke notuar si kuti shkrepësesh për shkak të përmbytjeve.

Instituti i hidrologjisë, bëri me dije se në Norvegjinë lindore dhe qendrore është ngritur alarmi i kuq, pasi shumë lumenj po arrijnë prurje në nivele rekord, teksa një numër njerëzish ishin të izoluar nga përmbytjet dhe se shërbimet e urgjencës mund të mos jenë në gjendje të arrijnë menjëherë të gjithë në nevojë.

Zona është më e goditura nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, teksa për shkak të motit të keq ka pasur probleme në qarkullim në 150 rrugë. Më shumë se 600 njerëz janë evakuuar në rajonin në veri të kryeqytetit Oslo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.