‘Pse nuk më ftove për të më testuar nga koka te këmbët përpara se të më flakje në rrugë?! Më testo të lutem!’
Kështu i shkruante ish-sekretarja e parë e Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll Ilda Topalli, e cila u shkarkua nga ministri në detyrë i Jashtëm, Gent Cakaj, në një letër Kryeministrit Edi Rama, përmes platformës së Bashkëqeverisjes.
Letra bëri xhiron e rrjetit ndërsa ish-sekretarja theksonte ndër të tjera se sa ekselente ishte.
Por lista e notave të shkollës së lartë e nxjerrin bllof.
Siç mund ta shikoni, në të, ka nota si 5-a, 6-a, 7-ta që kurrsesi nuk futen te notat e larta.
Topalli ka studiuar për Shkenca Politike në Universitetin e Tiranës në vitet 2009-2012 dhe nota që ka mundur të marrë në mbrojtjen e diplomës, është 7.



