E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nuk jam për porno”, Alketa Vejsiu shpërthen keq ndaj BBVK-së
Showbiz

“Nuk jam për porno”, Alketa Vejsiu shpërthen keq ndaj BBVK-së

Alketa Vejsiu ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me produksionin e “Big Brother Kosova VIP 4”.

Moderatorja thekson se nuk është gjithmonë e nevojshme të shitet vetëm seksi dhe vulgariteti, duke u fokusuar më shumë te rritja e nivelit të personazheve dhe i historisë brenda programit.

Megjithatë, Alketa nuk i ka vendosur të gjithë në të njëjtin plan, duke pranuar se ka dhe pjesëmarrës që e pëlqen.

“Do të mund ta prezantoja më mirë dhe ta ngrija nivelin, sepse nga ajo që shoh në rrjetet sociale, te Big-u i Kosovës janë tejkaluar shumë kufij etikë. Nuk jam për skena të tilla gjatë ditës, aspak. Shpesh shoh situata që krijojnë bezdi ose diskomfort. Shpesh shtysa kryesore është ideja se ‘seksi shet’. Por unë nuk do ta shisja gjithçka vetëm për suksesin e një formati televiziv.

Televizioni ka një mision dhe është një hapësirë e privilegjuar. Dhe pastaj, ka modele që futen dhe nuk e kuptoj se çfarë përfaqësojnë. Pse duhet të bëhen modele ato që nuk përfaqësojnë asgjë, përveçse tunden dhe japin leksione erotizmi?”, shkruan ajo për ndjekësit në një Instastory.

Alketa Vejsiu shpërthen ndaj BBVK4: S’jam për porno në mes

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.