E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Olsa Muhameti shpërthen ndaj Alketës: Fasadë e programeve të vyshkur
Showbiz

Olsa Muhameti shpërthen ndaj Alketës: Fasadë e programeve të vyshkur

Pas deklaratës së gjatë dhe kritike që Alketa Vejsiu publikoi më herët në rrjetet sociale lidhur me Big Brother Kosova, reagimi nuk ka vonuar. Producentja e programit, Olsa Muhameti, ka shpërndarë një kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë, duke ndezur edhe më shumë debatin mes dy figurave të njohura të televizionit.

Muhameti ka zgjedhur tone të ashpra, duke e akuzuar Vejsiun për paragjykim dhe mungesë profesionalizmi në komentet e saj mbi formatin.

“Dmth të gjykosh ti: ‘Mbretëresha’ e programeve të vyshkur, arkaikë, pa emocion, ashtu fake si ty! Dhe mos analizo një program vetëm nga rrjetet sociale, meqë thua se nuk e ke parë, se tregon jo profesionalizëm! S’ke faj se ti ashtu je, fasadë jo brendi, e si e tillë programin e gjykon nga disa video interneti. Gjithsesi të sfidoj, por kam frikë se do humbasësh si para ca vitesh…”, shkruan producentja.

Reagimi ka krijuar menjëherë jehonë online, duke hapur diskutime të shumta mes ndjekësve dhe njerëzve të medias, të cilët e shohin këtë si një përplasje të drejtpërdrejtë dhe të pazakontë mes dy emrave të rëndësishëm të ekranit shqiptar.

Olsa Muhameti shpërthen keq pas deklaratës së Alketës ndaj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.