“Nuk kam pasur bisedë më vëllaun Vuçiç”/ Rama ironizon nga Prishtina: S’ka asgjë për të ndërmjetësuar
Zoti Rama a e kuptoni vëllanë e vogël pse nuk do të jetë pjesë e Ballkanit të hapur? (Rama flet për ‘sherrin’ me Albinin)
Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar për zgjedhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, pasi është e qartë e drejta e shtetit të Kosovës.
Kreu i qeverisë ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë bisedim me Presidentin Aleksandër Vuçiç, ndërsa i bën thirrje kryeministrit të Kosovës që të çojë përpara dialogun.
Shqipëria u shpreh Rama, mbështet 100% dialogun Kosovë-Serbi.
“Nuk kam pasur një bisedë me Vucicin, apo sic thonë në mediat sociale me “vëllaun tim Vuqiqin” Këtu nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar. Këtu jemi në kushtet kur e drejta është me Kosovën dhe kaq. Ne jemi në krah të Kosovës, sic është i gjithë komunitetit ndërkombëtar. Leximi i çuarjes së njësive special për të bërë teatër me helikopter është lexim i gabuar
I takon kryeministrit këtu që të marrë vendimet e duhura që kjo të shërbejë për të çuar përpara dialogun që të mos ngrijë konfliktin. Këtu nuk ka çfarë të ndërmjetësohet. Ato djegiet e institucioneve nuk i provokojnë forcat legjitime të rendit dhe sigurisë të Kosovës.
Ne e mbështesim dialogun 100%. Mund të ma thoni çfarë do ambasadori rus?! Ky është një teatër, por një teatër i rrezikshëm, sepse është shkrepësja që ndez institucionet”, tha ndër të tjera Rama.
Duke përdorur termin ”vëlla” që shpesh përmendet mes Kosovës dhe Shqipërisë, një gazetare e pyeti kryeministrin Edi Rama nëse pas tensioneve në kufi e kupton Albin Kurtin se pse është kundër procesit të Ballkanit të Hapur.
Zoti Rama më lejoni t’iu quaj vëllai i madh, a e kuptoni vëllanë e vogël pse nuk do të jetë pjesë e Ballkanit të hapur?
Rama: Meqë mu drejtuat vëllai i madh vëllai i vogël, si vëlla i madh në shtëpi, ka gjithmonë një provblem, që kur i vogli ka një hall thotë më mbështet, kurse kur ti i thua ai thotë jo. Unë nuk pretendoj të jem vëllai i madh, aq më pak me Albinin, se nuk ma pranon, për punë debatesh filozofike.
Ballkani i Hapur është hap strategjik që ne të mos ngecim në të shkuarën. Një hapësirë ku zbatohen 4 liritë e Ballkanit Europian, është një hapësirë ku ka gjithmonë e më pak vend për këto lloj tensionesh dhe artificash që vijnë nga e shkuara.
Vëllain dhe fqinjin nuk e zgjedh, me vëllanë të lidh gjaku, familja, e shkuara dhe e ardhmja, dhe me fqinjin të lidh fakti që e ke aty. Gjyshja ime thoshte që nuk ka shtëpi të lumtur me fqinj të pakënaqur.
Përpjekja për Ballkanin e Hapur nuk e eklipson betejën për njohjen e Kosovës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



