E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk mjafton garancia pasurore, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim
Lajme

Nuk mjafton garancia pasurore, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të vijojë të qëndrojë në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës, pasi gjyqtari Nicolas Guillou ka refuzuar kërkesën për lirimin e tij me kusht.

Vendimi parashikon zgjatjen e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë, pavarësisht garancisë financiare prej 50 mijë eurosh të ofruar nga familjarët dhe miqtë e Thaçit. Gjyqtari e ka vlerësuar pozitivisht këtë garanci, duke theksuar se ajo ul rrezikun e mosparaqitjes në seancat gjyqësore, por nuk është e mjaftueshme për të garantuar lirimin.

Sipas arsyetimit të gjykatës, shqetësimi kryesor mbetet mundësia që Thaçi të ndikojë në proceset gjyqësore në vijim ose të kryejë vepra të tjera të ngjashme. Ndërkohë, argumenti i Prokurorisë së Specializuar për rrezikun e arratisjes është rrëzuar, pasi nuk është provuar në mënyrë të mjaftueshme.

Thaçi pritet të qëndrojë në paraburgim të paktën deri në tetor 2026 dhe mbetet i vetmi nga të akuzuarit në këtë çështje që vijon të mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Sheveningen.

Ndërkohë, të pandehurit e tjerë, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj janë liruar me kusht, duke zbatuar masat e vendosura nga gjykata, ndërsa Hajredin Kuçi po mbrohet në liri që prej fillimit të procesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.