E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk ndalet lëvizja e qytetarëve, sot dita e 53-të e protestës
Lajme

Nuk ndalet lëvizja e qytetarëve, sot dita e 53-të e protestës

Lëvizja qytetare kundër qeverisë vijon edhe sot në Tiranë, ku pritet të zhvillohet protesta e 53-të radhazi. Qytetarët do të mblidhen sërish me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Sipas organizatorëve, tubimi do të nisë në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, një itinerar që është kthyer tashmë në simbol të kësaj lëvizjeje.

Thirrjet për pjesëmarrje masive janë përsëritur edhe këtë herë, ndërsa organizatorët theksojnë se protestat do të vazhdojnë çdo ditë pa ndërprerje deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Prej 52 ditësh radhazi, qindra qytetarë janë angazhuar në këtë seri protestash, duke artikuluar shqetësime të ndryshme që lidhen me vendimmarrjen politike dhe ndikimin e saj në interesin publik.

Ndër çështjet kryesore të ngritura nga protestuesit janë kundërshtimi i projektit në Zvërnec, ligji për investitorët strategjikë, Paketa e Maleve, si dhe ndryshimet ligjore që prekin zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

Protestat janë shoqëruar me thirrje të forta kundër qeverisë dhe klasës politike në tërësi, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë reforma të thella në drejtimin e institucioneve dhe mënyrën e qeverisjes.

Ndërkohë, organizatorët kanë paralajmëruar një tjetër tubim të rëndësishëm të enjten para Parlamentit, që përkon me zhvillimin e seancës së fundit plenare për këtë sesion, duke sinjalizuar një fazë të re të presionit qytetar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.