E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk ndalet revolta, digjen kosha dhe bllokohet trafiku
Flash

Nuk ndalet revolta, digjen kosha dhe bllokohet trafiku

Protesta studentore në Tiranë ka vijuar edhe në orët e mbrëmjes, duke u zhvendosur në disa pika të kryeqytetit dhe duke shkaktuar incidente të reja. Në zonën e “9-katësheve”, protestuesit kanë djegur kosha mbeturinash në mes të rrugës, duke krijuar një tjetër vatër tensioni.

Pas rreth shtatë orësh tubim, situata vijon të jetë e paqëndrueshme, me grupe protestuesish që lëvizin në akse të ndryshme, përplasje me forcat e rendit dhe vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve.

Nga “9-katëshet” te bulevardi “Zogu I”

Pasi protesta nisi rreth orës 14:00 pranë Ministrisë së Arsimit, ku u regjistruan përplasje me policinë, zhvillimet u shtrinë në disa zona të tjera të Tiranës.

Një grup protestuesish hyri më herët në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ku u raportuan thyerje xhamash dhe hedhje flakadanësh. Më pas, pjesëmarrësit u ndanë në grupe dhe vijuan lëvizjen në pika të ndryshme të kryeqytetit.

Tensionet u shfaqën edhe në bulevardin “Zogu I”, ku protestuesit hodhën fishekzjarrë. Ndërkohë, në zonën e Selvisë u krijuan vështirësi në qarkullim, me disa automjete që u detyruan të lëviznin në kundërvajtje.

Thyejnë stolin prej mermeri pranë Sheshit Skënderbej

Incidente janë shënuar edhe në hyrje të Sheshit Skënderbej. Disa protestues kanë dëmtuar një stol prej mermeri, duke e ndarë në dy pjesë.

Sipas pamjeve të raportuara nga zona, një pjesë e stol-it është ngritur dhe është hedhur drejt rrugës ku qarkullojnë automjetet, duke shtuar rrezikun për drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarët.

Ndërsa protesta vijon në disa akse të kryeqytetit, djegia e koshave, hedhja e fishekzjarrëve dhe dëmtimi i pronës publike janë bërë pjesë e episodeve të regjistruara gjatë mbrëmjes.

Përhapja e grupeve të protestuesve në zona të ndryshme ka vështirësuar menaxhimin e situatës dhe ka sjellë bllokime të trafikut. Protesta, e nisur në orët e mesditës, vijon të shoqërohet me tensione dhe incidente në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.