Nuk ndalet suksesi i Rames: Publikon foto edhe me Donald Trump në Bruksel
Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të enjte Presidentin amerikan Donald Trump gjatë Samtit të vendeve të NATO-s, i cili po mbahet në Bruksel.
Këtë lajm e ka bërë publik vetë Rama, i cili ka bërë publike një foto në profilin e tij, teksa shihet me presidentin amerikan Trump.
Fotografinë e kryeministrit me presidentin amerikan e ka publikuar edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ndërsa është shprehur se Trump përgëzoi Ramën për fjalimin e mbajtur në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës.
“Në seancën e sotme plenare të Samitit të NATO-s Presidenti Trump përshëndeti posaçërisht Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e tij në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës”, shkruan Xhaçka.
Megjithatë ende nuk dihet detaje mbi fjalimin e Ramës pasi as në ERTV por as nga kryeministria nuk janë dhënë detaje. (

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



