E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nuk po e shohim humnerën përpara”- Meta deklaron: Opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për mungesën e Gjykatës Kushtetuese
Politikë

“Nuk po e shohim humnerën përpara”- Meta deklaron: Opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për mungesën e Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

2112

 

Gjithashtu, kreu i Shtetit thotë se opozita nuk ka përgjegjësi as për problemet e reformës në drejtësi.

“Në qoftë se ne do të kishim sot një Gjykatë Kushtetuese funksionale e të besueshme, unë do të mbaja fjalimet më të zjarrta kundër sabotimit që po i bën opozita në Shqipëri kundër integrimit europian apo ku e di unë se çfarë po bën tjetër. Por më duhet të them se opozita nuk ka asnjë përgjegjësi për faktin se Shqipëria sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Nuk dua të them se cilët janë përgjegjësit. Presidenti ka bërë të gjitha përpjekjet, të cilat janë të mirëdokumentuara, që gjithçka të bëhet në respekt të Kushtetutës, me konsensus për të parandaluar një situatë të tillë dhe nuk mund të them se opozita ka ndonjë përgjegjësi mbi të gjitha problemet e zbatimit të reformës në drejtësi deri tani”, tha Presidenti në një intervistë për Ora.

Por, çfarë nënkupton kreu i Shtetit për përshkallëzimin e kësaj situate? “Nuk e di se çfarë presim më shumë në rast se bëjmë sikur nuk e shohim që sistemi i rregullave të lojës demokratike ku në radhë të parë, kemi edhe garancitë kushtetuese të vetë kësaj bashkëjetese demokratike, që është tronditur rëndë, dhe në rast se vazhdojmë të mos e shohim përpara humnerën drejt së cilës do të ecim, atëherë nuk bëjmë gjë tjetër veçse gënjejmë veten dhe përsërisim gabime tepër të rënda që i kushtojnë vendit më shumë se kujtdo tjetër”, shtoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.