E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nuk po na i shtrojnë rrugën për titullin”, Egbo: Merrem vetëm me ekipin tim…
Publik News

“Nuk po na i shtrojnë rrugën për titullin”, Egbo: Merrem vetëm me ekipin tim…

Gjendja e skuadrës, mungesat? “Përveç Hasanit që është bashkuar me ekipin dhe Osmanit që ka pasur dhimbje në mes, lojtarët janë të gjithë të gatshëm për ndeshjen”.

Si favorit në Shkodër, kaq e thjeshtë është? “Nuk shkojmë si favorit, është një ndeshje e radhës. Nuk ka asnjë favorit, pasi është një derbi. Duhet të japim 100% në fushën e lojës”.

Ndeshjen e fazës së parë fituat 0-2, këtë herë? “Unë gjithmonë merrem me ekipin tim, do shkojmë në ndeshje të japim maksimumin. Nuk duhet të merremi me atë që ka ndodhur në fazën e parë, pasi jemi në fazën e tretë”.

Seria e fitoreve është motivim? “Kemi folur me ekipin për këtë, pasi vazhdojmë të ruajmë ritmin dhe kjo është një gjë e mirë. Rritet vetbesimi dhe futesh në fushën e lojës me mentalitet fitues”.

Suad Lici, tha që iu shtrojnë rrugën për titull? “Nuk merrem me ekipet e të tjerëve. Edhe kur ne na kanë bërë gabim arbitrat, nuk jemi ankuar sepse arbitrat janë njerëz, gabojnë, vetëm Zoti nuk gabon. Nuk e di na kanë shtruar rrugën apo jo, Tirana nuk merret me ekipet e tjera. Nuk besoj se na ndihmojnë arbitrat. Nuk e di në çfarë konteksti e ka thënë Suad Lici. Ai i njeh mirë  Tiranën pasi ka qenë, por njeh edhe  Vllazninë”.

Vllaznia? “Pavarësisht kundërshtarëve, ne merremi me lojën tonë. Nëse arrijmë të dalim në lojën tonë, nuk besoj se do të ketë ekip që të na hap probleme. Nëse japim 100% tonë, nuk do të kemi pse të merremi me ekipet kundërshtare.”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.