E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk respektuan orarin e levizjes, gjobiten 24 qytetarë dhe sekuestrohen 2 biçikleta
Publik News

Nuk respektuan orarin e levizjes, gjobiten 24 qytetarë dhe sekuestrohen 2 biçikleta

Ditën e sotme ka hyrë në fuqi urdhri  për të lejuar qarkullimin e këmbësorëve vetëm në oraret 06:00-10:00 dhe 16:00-18:00.

Edhe pse ky urdhër është respektuar nga pjesa më e madhe e qytetarëve, përsëri ka patur shkelje.

Sipas burimeve të policisë, janë gjobitur 24 këmbësorë në Fier, Vlorë, Elbasan dhe Gjirokastër, si dhe janë bllokuar 17 makina dhe 2 biçikleta.

Në qytetin e Fierit janë gjobitur 10 qytetarë me 100 mijë lekë të vjetra gjobë,  dhe janë shoqëruar në komisariat 6 të tjerë.

Në Vlorë janë gjobitur 6 këmbësorë, si dhe janë bllokuar automjetet e 17 shoferëve që lëviznin pa autorizim, ndërsa 3 nga këta janë proceduar penalisht pasi nuk kishin patentë.

Në Elbasan janë gjobitur 8 këmbësorë që nuk iu bindën urdhrit.

Në Gjirokastër janqë hequr 2 patenta dhe  janë sekuestruar 2 biçikleta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.