E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nuk të nderon të bësh si llazore”- Plas keq mes Tabakut dhe Veliajt. Kryebashkiaku: Kjo histeri duhet të marrë fund. Deputetja e PD: Përgjigju, pse po gënjen
Lajme

“Nuk të nderon të bësh si llazore”- Plas keq mes Tabakut dhe Veliajt. Kryebashkiaku: Kjo histeri duhet të marrë fund. Deputetja e PD: Përgjigju, pse po gënjen

Debati për hetimin e inceneratorëve ka përplasur ashpër kryetaren e Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Procedurat dhe një vendim i Këshillit Bashkiak ka bërë që dy përfaqësuesit të replikojnë me njëri tjetrin.

Tabaku i është shprehur Veliajt “nuk të nderon të bësh si llazore”, ndërsa Veliaj iu përgjigj se “kjo histeri duhet të marrë fund”.  Po ashtu kryetarja e Komisionit e akuzon Veliaj se në dëshminë e tij para Komisionit Hetimor është duke gënjyer. Tabaku i kërkoi kryebashkiakut se në çfarë akti është bazuar që i ka dhene 45 mln euro koncesionarit te Tiranes.

DEBATI

Veliaj: Isa Sakja thotë jemi gati për kaq e për aq pa pyetur fare për lekët.

Tabaku: Merru me përgjegjësitë e tua

Veliaj: Do më lesh të mbaroj, kjo është përgjigjja ime

Tabaku: Kjo nuk të shkon fare. Këtu kemi një dopio standard dhe na gënjeve na the e kam të miratuar në buxhet

Veliaj: Kjo histeri duhet të marrë fund se nuk të nderon

Tabaku: Nuk të nderon të bësh fare si llazore në këtë komision, nuk të nderon dot. Mua nuk me komplikson fare

Tabaku: Je mundur në gjykatë, do të më kesh përball. Përgjigju pse gënjeve këtu

Veliaj: Dëshmi e rreme që ju nuk ftoni lul bashën që në 2013 thotë pa këshillin miratoj studimin e fizibilitetit vendosa vet thotë Basha, për projektin e koncesionit për mbetjet e pastrimit të qytetit. Lul Basha i merrte pa këshill

Tabaku: thuaj kolegëve ta thërrasin në komision

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.